Kryeministri Kurti përkujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së

14 dhjetor 2022 | 20:20

“Mëngjesin e ftohtë të 14 dhjetorit 1998, një grup ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa po kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë për të hyrë në Kosovë, hasën në një pritë të forcave serbe. Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ushtarët e UÇK-së u përballën me trupat serbe duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Tutje, ka vazhduar kreu i ekzekutivit se gjithsej 41 ushtarë të UÇK-së ranë dëshmorë në udhëtimin e tyre të përbashkët prej luftëtarësh për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore.

“Ndër ta edhe Mujë Krasniqi – Kapuçi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
John Kirby, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së,…