Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga sekretari Pompeo dhe ambasadori Kosnett
13 shkurt 2020
| 11:15
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga sekretari i Shtetit të ShBA-së, Michael Pompeo, si dhe nga ambasadori i ShBA-së në vendin tonë Philip Kosnett.
Në letrën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, si dhe mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit e normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Ndërsa ambasadori Kosnett ka uruar kryeministrin Kurti në zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit, duke ofruar marrëdhënie edhe më të ngushta në mes të Kosovës dhe ShBA-së, në zhvillimin e paqes dhe prosperitetit në vend.