Kryeministri Kurti pritet në takim nga Kancelari Federal i Austrisë

18 qershor 2021 | 20:26

Pas samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Vjenë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz.

U bisedua për rëndësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Austrisë dhe zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale. Austria është investitori i pestë më i madh në Kosovë dhe bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Kryeministri u shpreh i gatshëm dhe me vullnet të plotë që dy vendet të punojnë edhe më përsëafërmi në këtë drejtim.

Kryeministri Kurti falënderoi kancelarin Kurz për mbështetjen e Austrisë për Republikën e Kosovës në të gjitha aspiratat e saj ndërkombëtare, duke përfshirë këtu procesin e integrimit në BE, organizata ndërkombëtare dhe veçanërisht në lobimin dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave.  Kryeministri Kurti po ashtu e falënderoi kancelarin Kurz për ndihmën e ofruar nga Austria përgjatë gjithë ballafaqimit me pandeminë Covid-19 dhe për sigurimin e vaksinave kundër pandemisë për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Mes temave të takimit ishte dhe sistemi i arsimit, përkatësisht reforma dhe zbatimi i sistemit dual të arsimit, ngjashëm sikurse ai në Austri, si një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.06.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…