
Kryeministri Kurti priti në takim deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj
06 nëntor 2023
| 19:06
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj.
Duke nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kroacisë, në takim u bisedua për rolin e komunitetit shqiptar në Kroaci dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në projekte konkrete në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës.
Kryeministri e falënderoi deputeten Përlaskaj për vizitën dhe kontributin e komunitetit shqiptar në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Kroacisë.