Kryeministri Kurti: Qendra Nacionale e Xhudos do të bëhet shtëpi edhe e shumë kampionëve tjerë olimpik
Në përurimin e Qendrës Nacionale e Xhudos në Pejë mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se ekipi i xhudos është shembulli më i mirë edhe për fushat tjera, pasi kur ka punë suksesi nuk qëndron larg, pavarësisht se nga vjen ai. Kryeministri i vendit është optimist se Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të bëhet shtëpi edhe e shumë kampionëve tjerë olimpik.
“Kam kënaqësinë që jam këtu për të shënuar një fillim të ri të sportit të xhudos në Kosovë. Për dallim nga herët e kaluara ku kryefjala ishin suksesi i sportistëve tonë, kësaj radhe po shënojmë ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos Në Kosovë. Urime të gjithëve. Këtu në këtë vend të rrethuar me malet e Rugovës në lagje të Pejës, Kosova prodhoi katër kampionë olimpik, tre sportiste dhe një trajner: Majlindën, Norën, Distrian dhe Dritonin. Ju që vini nga ky vend i maleve të larta e keni lartësuar vendin tonë dhe secilin qytetarë të saj. Këto male dinë shumë për ju, kanë parë e dëgjuar rrugëtimin tuaj sfiduese drejtë sukseseve në sport.
Ju kanë përcjell për rrugë të mbarë në secilën garë që keni përfaqësuar Kosovën deri tash dhe ju kanë pritur krahëhapur, sepse në çdo kthim ia keni shtuar vlerën me medalje të fituara. Duke ju falënderuar juve të dashura kampione, malet e Rugovës janë shndërruar në olimpin ynë sportiv. Padyshim nevoja për infrastrukturës sportive është tejet e rëndësishme për zhvillimin e sportit, besa disa prej sporteve nuk mund të ushtrohen pa infrastrukturë adekuate e standarde evropiane. Rrallë herë dëgjojë rrëfime të tilla që fillimisht fitojmë medalje olimpike e pastaj e ndërtojmë infrastrukturën sportive dhe kjo është storia juaj e suksesit. Kjo qendër nuk do të ishte as e njëjtë e as e mundur pa suksesin tuaj të deritanishëm. Kjo qendër do të ndihej e zbraztë pa ju, kjo qendër është sepse ju jeni në qendër”, ka thënë Kurti.
“Ekipi i xhudos jeni shembulli për të gjitha fushat tjera, pasi kur ka punë suksesi nuk qëndron larg pavarësisht se nga vjen ai. Jam i nderuar e i lumtur që sot po i hapim dyert e kësaj ndërtesë e cila është realizuar me Federatën e Xhudos Botëror dhe Federatës se Xhudos së Kosovës. Bashkërisht iu kemi ndërtuar shtëpi kampionëve olimpik dhe kampionëve të ardhshëm. Dua të them se nuk ka asgjë me madhështore e asnjë sukses më meritor për të cilin shteti ynë duhet të kontribuoje e investoj. Shfrytëzoje rastin të ju informoj se ky projekt do të vazhdojë edhe me tutje duke ndërtuar edhe hapësira tjera përcjellëse për të pritur sportistet vendor e të huaj, krejt kjo me qëllim të rritjes së rezultateve tona sportive dhe promovimit të sportit si mekanizëm për ruajtjen e mirëqenies tonë shoqërorë. Le ta bëjmë sportin të ne kulturë tonë. Sporti është prioritet shtetëror. Qëllimi ynë është të rritim sportin e xhudos, e në lojërat e ardhshme olimpike të fitojmë medalje të tjera. Kjo do të jetë me e lehtë për të gjithë e veçanërisht për Dritonin, konsideruar tash Majlinda do të jetë pjesë e ekipit të tij të trajnerëve. Është kënaqësi e jashtëzakonshme kur një kampione olimpike si Majlinda e vazhdon rrugëtimin në sport edhe pas përfundimit të karrierës së saj aktive. Është edhe me madhështore kur një qendër do të ketë në krye të trajnerëve Majlinda Kelmendin. Ju njoftojë së në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, Ministria e Sportit do të propozojë vendimin e shpalljen e Majlindës person më mërita të veçanta. Për atë çka i ka sjell Majlinda vendit tonë, kjo është me e pakta që ne mund të bëjmë për të personalisht. Përtej investimeve që bëhen në sportin e xhudos apo klubin Ipon, nesër do të nënshkruhen vendimet për shpërblimet e dy kampioneve olimpike, Norës dhe Distrias, që të tria bashkë e keni vendosur Pejën në hartën e botës dhe e keni ranguar Kosovën në piedestal kundër shteteve të tjera. Nuk kam dyshim se ky vend do të bëhet shtëpi edhe shumë kampionëve tjerë olimpik”, ka shtuar Kurti.
/Veton ZYMBERI/