Kryeministri Kurti sinjalizon zgjidhje për rastin e 24 hektarëve te Manastiri i Deçanit
Kryeministri i vendit Albin Kurti ka dhënë sinjale për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e 24 hektarëve tokë te Manastir i Deçanit.
Kurti është shprehur optimist teksa foli për këtë çështje në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Ai beson se çështje do të zgjidhet, duke theksuar se është optimist.
“Besoj se çështja do të zgjidhet, jam optimist, unë jam kryeministri i parë i Kosovës i cili nuk pranohet në takim nga priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit. Janë takuar pararendësit e mi, por mua s’më duan në takim. Kam kërkuar takim por më refuzojnë. Besoj se mund të përfshihemi në dialog e të zgjidhim problematikat që i kemi”, tha Kurti.
Ai ka theksuar se Manastiri i Deçanit është trashëgimi kulturore e të gjithë qytetarëve.