Kryeministri Kurti takohet me ambasadoren franceze

07 qershor 2021 | 15:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie – Christine Butel së bashkë me një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), të përbërë nga Dominique Hautbergue, udhëheqës i Zyrës Rajonale së AFD-së për Ballkanin Perëndimor, Cecilia Maronnier, atashe e bashkëpunimit në Ambasadën e Francës në Kosovë, Florence Dobelle, shefe e rajonit për shërbim ekonomik, dhe Mirela Mata, udhëheqëse e Misionit strategjik dhe operacional të AFD-së për Shqipëri dhe Kosovë.

Fushëveprimtaria e AFD-së në Ballkanin Perëndimor përqendrohet në katër prioritete kryesore: zgjidhje e qëndrueshme urbane, menaxhim i qëndrueshëm i territoreve dhe ruajtja e burimeve natyrore, mbështetje për tranzicionin e energjisë dhe modele të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse ekonomike dhe politike.

Ndërsa Hautbergue ka thënë se deri në fund të këtij viti, investimet nga AFD-ja në Ballkanin Perëndimor do të arrijnë deri në 400 milionë euro, ndërsa Kosova tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Francën, marrëveshje kjo e cila e mundëson veprimtarinë e AFD-së në Kosovë.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar delegacionin për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Franca ka dhënë për Kosovën.

Ai ka thënë se dy shtyllat kryesore të programit qeveritar janë punësimi dhe drejtësia.

Me delegacionin nga AFD-ja është diskutuar edhe për fushat me interes të përbashkët, sikurse zhvillimi i sektorit privat, energjia e ripërtërishme, modernizimi i infrastrukturës dhe përkrahja me ekspertizë të nivelit qendror dhe lokal qeverisës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të  fundit në Kosovë janë dhënë 667…