Kurti takon shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë
19 prill 2021
| 20:50
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark.
Sipas njoftimit të qeverisë, kryeministri Kurti dhe Wigemark biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit.
“Z. Wigemark tha se EULEX-i është i përkushtuar për të vazhduar përkrahjen për institucionet dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.