Kryeministri Kurti takon eurodeputetin Waitz

28 gusht 2021 | 13:57

Kryeministri Albin Kurti dhe eurodeputeti Waitz bisedojnë për mbrojtjen e ambientit, bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Partia e Gjelbër e Austrisë, njëherësh bashkë-kryesues i Partisë së Gjelbër Evropiane, z.Thomas Waitz, me të cilin biseduan për mbrojtjen e ambientit, bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Kryeministri Kurti dhe z. Waitz diskutuan për mbrojtjen e pyjeve dhe agjendën e gjelbër të Kosovës dhe ndihmën që Bashkimi Evropian mund të ofrojë në këtë drejtim.

Eurodeputeti Waitz u interesua për çështjen e hidrocentraleve dhe qëndrimin e qeverisë për hidrocentralet e vogla, mbrojtjen e lumenjve dhe sigurimin e ujit për pije dhe ujitje.

U bisedua për zhvillimin e sektorit të bujqësisë nëpërmjet përkrahjes së fermave, transformimit të zonave rurale në vende tërheqëse për punë dhe jetesë, si dhe për ndërtimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Kosova është zgjuar me një lajm të hidhur. Në…