Kryeministri Kurti takon u.d. drejtoreshën e ShSKUK-së, Dr.Pranvera Zejnullahu Raçi
09 gusht 2022
| 23:59
Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, priti në takim u.d. drejtoreshën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) Dr.Pranvera Zejnullahu Raçi dhe e uroi për marrjen e detyrës së re.
Në takim u diskutuan sfidat aktuale në ShSKUK dhe strategjitë e reformimit të sistemit të kujdesit shëndetësor dytësor dhe tretësor.
Znj.Zejnullahu Raçi prezantoi planet afatshkurtra dhe imediate për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për punonjësit shëndetësorë.
Kryeministri Kurti ofroi përkrahjen e Qeverisë për realizimin e objektivave për kujdes sa më të mirë shëndetësor, për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.