Kryeministri Kurti të enjten në Sarajevë, Dodik: Gjërat në BeH do të komplikohen ndjeshëm

04 dhjetor 2024 | 23:19

Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ditë më vonë do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga udhëheqësi i kësaj organizate, Adil Kullenoviq, i cili shtoi se kryeministri kosovar do të mbajë një fjalim në këtë konferencë.

“Në këtë sesion do të diskutohet për marrëdhëniet rajonale”, tha Kullenoviq për REL-in.

Vizita e Kurtit në Sarajevë do të komplikojë ndjeshëm marrëdhëniet në Bosnje dhe Hercegovinë, deklaroi presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

“Ne nuk do të lejojmë që shqiptarëve nga ai rajon t’u lejohet hyrja me letërnjoftim, sepse kjo do të nënkuptonte njëfarë njohjeje të të ashtuquajturës Kosovë. Në këtë drejtim, kemi lajmin se Kurti po vjen në Sarajevë. Dhe kur ndërhymë dhe thamë se kjo do të ishte një shkëndijë për probleme serioze mes nesh në Bosnjë dhe Hercegovinë, ata menduan që ta ftonte ndonjë organizatë joqeveritare në ndonjë sesion”, tha Dodik, raporton RTRS.

Në tetor, Kurti kishte deklaruar gjatë një samiti të Procesit të Berlinit se Kosova do të lejojë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të hyjnë në Kosovë me letërnjoftim, duke nisur nga 1 janari i vitit 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali e ka fituar derbin përballë Manchester United me rezultat…