Kryeministri Kurti thotë se efekti i taksës 100 për qind ka qenë minimal
02 mars 2020
| 12:39
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 për qind, ka thënë se gjatë dhe pas fushatës janë zotuar se do ta zëvendësojnë taksën me reciprocitet të plotë.
Kurti ka thënë se aplikimi i tarifës është përdorur nga Serbia për ta refuzuar dialogun me Kosovën
Ai ka thënë se si rezultat i kësaj, Kosovë është bërë subjekt i trysnisë ndërkombëtare.
Më tutje, Kurti ka thënë se taksa 100 për qind ka pasur efekt minimal. Sipas tij, taksa nuk është respektuar aq sa duhet.
Kryeministri Kurti, ka thënë se pas vendosjes se taksës ka pasur edhe kontrabandë.