Kryeministri Kurti udhëton për në Londër
23 shkurt 2024
| 21:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti për në Mbretërinë e Bashkuar ka udhëtuar së bashku me ministrin e Financave, Hkuran Murati, derisa pritet të marrin pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024.
“Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, thuhet në komunikatë.