Kryeministri Kurti udhëton për në Zvicër
22 shtator 2023
| 10:59
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.
Zyra e kryeministrit, përmes një komunikate për medie ka bërë me dije se pasdite ai do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.
Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Bern, Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.