Kryeministri Kurti viziton ndërmarrjen “Liri” në Prizren: U qëndrojmë pranë prodhuesve

06 shkurt 2023 | 19:12

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi vizituan sot ndërmarrjen “Liri”, në Prizren.

Atje u mirëpritën nga pronari i kësaj ndërmarrjeje, Liridon Kalanderi, i cili i njoftoi ata me ambientet e kësaj fabrike ku bëhet përpunimi dhe prodhimi i ëmbëlsirave.

Pas takimit, kryeministri u shpreh i nderuar që ishte sot në këtë ndërmarrje, e cila është e njohur anë e mbanë Kosovës për biskotat, për keksët për fëmijë dhe jo vetëm. “Unë ka më shumë se një dekadë që e kam përcjell veprimtarinë dhe zhvillimin e fabrikës “Liri” dhe mund të them që prodhimet e kësaj fabrike janë cilësore dhe gjithashtu gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e tryezave të qytetarëve të vendit tonë”, u shpreh ai.

U bashkëbisedua edhe me punëtorët edhe me pronarët për benefitet e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike 2.1 dhe 2.4 që kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë dhe në këtë mënyrë dhe në zhvillimin e këtij biznesi të rëndësishëm.

Kryeministri më tej tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ju qëndron pranë prodhuesve dhe dëshiron që ata të kenë sa më shumë sukses që t’ju shtohen rezultatet e të arriturat meqenëse shtimi i bizneseve private, i ndërmarrjeve prodhuese siç është edhe fabrika ”Liri”, në njërën anë e rrit kontributin për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e zvogëlon papunësinë në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se gjatë kësaj vizite po ashtu u folë edhe për skemën e Garantimit të Punësimit për të Rinj dhe platformën superpuna që u lansua sot e cila u mirëpritë nga drejtuesit e fabrikës.

Fabrika “Liri” ka më shumë se 220 punëtorë kur numri punëtorëve në prodhim është 8 herë më i lartë se në administratë.

Përgjatë vizitës dhe takimeve të pranishëm ishin edhe dy deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga komuna e Prizrenit, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj.

Deklarimi i kryeministrit Kurti para medieve:

Jemi shumë të nderuar që ndodhemi sot këtu te fabrika “Liri”. Një fabrikë e cila është e njohur anë e mbanë Kosovës për biskotat për keksat për fëmijë dhe jo vetëm. Unë ka më shumë se një dekadë që e kam përcjellur veprimtarinë dhe zhvillimin e fabrikës “Liri” dhe mund të them që prodhimet e kësaj fabrike janë cilësore dhe gjithashtu gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e tryezave të qytetarëve të vendit tonë. Me këtë rast bashkëbiseduam edhe me punëtorët edhe me pronarët për benefitin e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike 2.1 dhe 2.4 që kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë dhe në këtë mënyrë dhe në zhvillimin e këtij biznesi të rëndësishëm.

Qeveria e Republikës së Kosovës ju qëndron pranë prodhuesve dhe dëshiron që ata të kenë sa më shumë sukses që t’ju shtohen rezultatet e të arriturat. Meqenëse shtimi i bizneseve private, i ndërmarrjeve prodhuese siç është edhe fabrika “Liri”, në njërën anë e rrit kontributin për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e zvogëlon papunësinë në Kosovë.

Ka kaluar numri prej 220 punëtorëve në këtë fabrikë, me ç‘rast kanë 8 fish më shumë punëtorë në prodhimtari se sa në administratë dhe unë ju dëshiroj edhe suksese të mëtutjeshme e i falënderoj shumë për punën e mirë e cilësore që po e bëjnë.​

Fotografitë nga ngjarja: https://we.tl/t-diOmHWgMIE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Muhamet Mavraj ka reaguar pas tërmetit prej 7.8-shkallësh të…