Kryeministri libanez mban mbledhje urgjente të kabinetit
25 gusht 2024
| 14:23
Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, ka mbajtur një takim urgjent me ministrat për të diskutuar situatën në jug të vendit, raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Gjatë takimit, Mikati ka theksuar se “po mban një sërë kontaktesh me miqtë e Libanit për të ndaluar përshkallëzimin”, shkruan “BBC”.
Ai ka theksuar gjithashtu “pozitën e Libanit në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare që mund të çojnë në një armëpushim në Gaza”.