Kryeministri malazez bën thirrje për votimin e demarkacionit
Qeveria e Malit të Zi ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka ftuar për vizitë kryeministrin malazez, Dushko Markoviq.
Sipas agjencisë malazeze të lajmeve “MINA”, termini i vizitës së Markoviqit do të vendoset ndërmjet dy kabineteve.
Sërgjan Kusovaq, shef i Zyrës për Medie në Qeverinë e Malit të Zi, ka deklaruar se dy kryeministrat janë takuar mbrëmë në Bruksel dhe se kanë folur për vizitën në fjalë.
“Kryeministri Markoviq me këtë rast kolegut Haradinaj i ka thënë se në lidhje me demarkacionin e kufirit, qëndrimi i Qeverisë së Malit të Zi nuk do të ndryshojë dhe i ka bërë thirrje Kosovës ta ratifikojë në Kuvend marrëveshjen që është sugjeruar edhe nga adresat më të larta në Bruksel dhe Uashington”, ka thënë Kusovaqi.