Kryeministri malazez: Çështja e demarkimit të kufirit me Kosovën është mbyllur

13 korrik 2021 | 12:22

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë me dije çështja e demarkimit të kufirit me Kosovën është mbyllur.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se do të angazhohet të korrigjohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri malazez ka thënë se nuk sheh asnjë arsye për ta hapur këtë çështje.

“Çështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike. Nëse prekni kufijtë, potencialisht kjo është një konflikt. Dy grupe ekspertësh konstatuan atë gjendje [në kufirin Kosovë-Mali i zi] dhe kjo është verifikuar ndërkombëtarisht. Nuk shoh arsye pse duhet ta ngremë sërish atë çështje”, ka deklaruar Krivokapiq, në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka kritikuar kryeministrin Albin…