
Kryeministri malazez pritet me nderime shtetërore
14 shkurt 2018
| 17:16
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka arritur në Republikën e Kosovës.
Ai është pritur me nderime shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Tashmë ka nisur takimi Haradinaj-Markoviq, ku në orën 17:45, të dy kryeministrat pritet të mbajnë një konferencë për medie.
Kryeministri malazez do të qëndrojë në Kosovë deri nesër ( e enjte). Ai të mërkurën do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Në këto takime, tema kryesore do të jetë çështja e demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.