Kryeministri malazez të mërkurën vjen në Kosovë
12 shkurt 2018
| 12:33
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Republikën e Kosovës të mërkurën.
Kështu ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit të Kosovës për medie.
Kryeministri malazez do të qëndrojë në Kosovë me datat 14 dhe 15 shkurt 2018.
Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, ishte planifikuar të ndodhte javën e kaluar, por ajo ishte anuluar pasi aeroplani i tij nuk mundi të ateronte në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të mjegullës se madhe.