Kryeministri maqedonas: ‘Ballkani i hapur’ është një hap drejt pagave evropiane
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka thënë se “Ballkani i hapur” është një hap më afër pagave evropiane, cilësisë evropiane të jetës, ekonomisë energjetike dhe sundimit të ligjit.
Ai ka thënë se me hapjen e panairit të parë ndërkombëtar të verës në Beograd në kuadër të kësaj iniciative është hedhur hapi i parë drejt vendosjes së një dinamike të re në bashkëpunimin rajonal, duke siguruar prosperitet ekonomik dhe një të ardhme më të mirë.
“Përfitimet e nismës ‘Ballkani i hapur’ janë të dukshme dhe po punohet intensivisht për të kapërcyer pengesat administrative për gjithçka që do të na lejojë të bëjmë një hap më afër qëllimit të vendosur. Mendoj se jemi në një rrugë serioze për krijimin e një rajoni unik që do t’u mundësojë qytetarëve të përparojnë më shpejt”, ka thënë Kovaçevski për gazetën serbe “Politika”.