Kryeministri maqedonas paralajmëron qeveri të re

27 maj 2019 | 08:07

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar ndërrimin e më shumë se një të tretës së ministrave të kabinetit qeveritar, që do të nënkuptonte nevojën për votimin e gjithë qeverisë në Kuvend.

Njoftimi erdhi pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-Demokrate, në të cilën u shkarkuan nga detyra të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë dhe organet tjera partiake, raporton “REL”.

“Do të ketë ndryshime në postet ministrore. Do të ndërrohen më shumë se një e treta e ministrave, që nënkupton qeveri të re. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në qeveri. Çdokund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime”, ka deklaruar Zaev pas mbledhjes së organeve partiake që ka zgjatur deri rreth mesnatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje…