Kryeministri matë forcën në xhudo me Majlindën
27 maj 2019
| 19:58
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar klubin pejan të xhudos “Ipon”.
Ai nuk ka hezituar të matë forcën në xhudo me kampionën botërore Majlinda Kelmendi.
Postimi i plotë i Haradinajt në “Facebook”:
Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilen pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.