Kryeministri mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

01 gusht 2022 | 11:37

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Rama,  ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin evropian të Shqipërisë.

Sanchez është shprehur se nuk ka një afat sa do të zgjasë ky proces, por Spanja do të japë mbështetjen e saj politike që rruga të jetë sa më e shpejtë, duke përmendur këtu edhe detyrat që vendet kanë në mënyrë që të shikojnë përshpejtimin e këtij procesi.

“Në lidhje e kohën dhe afatet ne nuk mund t’i vendosim procesit një afat të caktuar të aderim, por duam të shprehim përkrahjen politike të vendit tonë që kjo rrugë të jetë sa më e shpejtë. Unë jam optimist për të ardhmen e BE. Mendoj se e kemi të qartë cilat janë detyrat tona. Me pandeminë dhe me luftën po shikojmë shpejtimin e këtij procesi. Po bashkëpunojmë gjithnjë e më tepër. Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë tregun tonë të brendshëm, që do të thotë të futen edhe vende të tjera në këtë hapësirë begatie.

Inkorporomi i Ballkanit do ta forcojë BE-në. Më duket thelbësore që të shtojmë marrëdhëniet bilaterale me shtetet që duan të aderojnë në BE. Është një mekanizëm këmbimi strategjish dhe refleksionesh politike. Kemi parë si ka avancuar ky proces dhe shohim marrëdhëniet pozitive mes vendeve”, tha Sanchez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre kamionë tashmë kanë nisur të largohen nga rruga që…