Kryeministri mori pjesë në mini maratonën në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve
27 maj 2019
| 15:27
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në fillimin e mini – maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu kënaqësinë që sot së bashku me fëmijët të fillojnë mini – maratonën, duke e vlerësuar si një moment shumë të veçantë vrapimin me ta.
“ Ndjenjë e mirë të fillosh vrapimin me fëmijët tanë, të ardhmen e shtetit tonë, në këtë mini – maratonë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/