“Kryeministri na mori bukën” – Nisja e autobusëve falas të Vetëvendosjes nga Gjermania

28 janar 2025 | 22:11

Lëvizja Vetëvendosje duket se është mobilizuar me të gjitha forcat për të mos e humbur vendin e parë  në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Një ndër veprimet për të ruajtur votën e para 4 viteve është nisja falas e autobusëve nga Gjermania për në Kosovë për të votuar këtë subjekt politik, duke ua mundësuar udhëtimin falas në këmbim të votës për partinë në pushtet.

Ky veprim i kryeministrit Kurti, ka irrituar kompanitë turistike në Kosovë, të cilat e shohin si një sulm të drejtpërdrejt të qeverisë kundrejt punës së tyre..

9 mijë euro është mesatarja e një autobusi që do të bartë 60-50 persona nga Gjermania në Kosovë dhe pyetja lind se kush do të paguaj për udhëtimin falës në vendlindje?

Ruzhdi Kurtishaj nga Sharr Travel tregon se kostoja e një udhëtimi është tejet e lartë.

E bizneseve që u është bërë dëmi, sipas Kurtishajt shkon deri në 150 mijë euro.

Drejtuesi i Sharr Travel shton se gjithë këto të hyra që kanë pas të shpërndahen në kompani të ndryshme turistike, shkojnë vetëm në një kompani të caktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Valon Grabovci sot ka marr…