Kryeministri nderon heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha
12 janar 2019
| 13:02
Në nderim të 35-vjetorit të rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te lapidari dhe te varret e dy heronjve.
“Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim. Në nderim të 35-vjetorit të rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, kam bërë homazhe te lapidari dhe te varret e dy heronjve, në kompleksin e Dëshmorëve në Gjilan. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/1031947523596328/