Kryeministri në detyrë e pranon, gjendja në arsim është e vështirë

03 dhjetor 2019 | 13:14

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke komentuar rezultatet e fundit të PISA, ka thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është e vështirë.

Në rezultatet e testit PISA Kosova është renditur e treta nga fundi para Republikës Dominikane dhe Filipineve që është e fundit.

Haradinaj kërkoi kujdes në cilësinë e arsimit, pavarësisht siç tha është bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën dhe pagat e mësimdhënësve.

“Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për u përmirësuar infrastruktura pagat me ecë përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj, raporton “Ksp”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare…