Kryeministri në detyrë vizitoi komunën e Drenasit dhe të Skenderajt

14 prill 2020 | 18:02

Kryeministri në detyrë Kurti vazhdoi vizitat në komunat e Kosovës. Në Drenas dhe Skënderaj, Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, takuan dy kryetarët e komunave përkatëse.
“Me kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci dhe me atë të Komunës së Skënderajt, z. Bekim Jashari u diskutua për menaxhimin e COVID-19. Këto dy komuna kanë arritur që numrin e të prekurve ta mbajnë shumë të vogël falë menaxhimit e respektimit të vendimeve të qeverisë dhe këshillave të profesionistëve mjekësorë.

Kryeministri në detyrë Kurti përsëriti thirrjen për dezinfektim të karrocave e shportave në supermarkete pas përdorimit nga konsumatorët, dhe kujdes të shtuar të qytetarëve që të pastrojnë duart pas përdorimit të monedhave metalike, pasi që këto po dalin të jenë përçuesit më të mëdhenj të infeksionit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Challandes është duke bërë një punë shumë të mirë…