Kryeministri ngushëllon familjen Latifi

01 gusht 2020 | 21:36

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngushëlluar pak çaste më parë kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me rastin e vdekjes së vëllait të tij, Adem Latifi, pas infektimit me koronavirus.

“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella kryetarit Latifi, familjes dhe gjithë miqve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Sot i është dhënë lamtumira e fundit vëllait të…