Kryeministri njofton për një aksion kundër aktiviteteve të paligjshme në veri
26 qershor 2019
| 13:09
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë.
“Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/