Kryeministri nuk heq dorë: I themi jo Demarkacionit në këtë version
03 shkurt 2018
| 12:15
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë edhe një herë se ky version i Demarkacionit nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.
“Gjendja s’ka ndryshuar, nuk ka diçka të re në këtë drejtim”, ka thënë i pari i ekzekutivit.
Haradinaj ka thënë se versioni i tanishëm i demarkacioni nuk e ka shumicën, andaj dhe nuk do të kalojë si i tillë.
“Ne jemi të ndarë në Parlament, versioni i tanishëm i Demarkacionit nuk e ka shumicën. Siç është në gjendjen e tanishme ne i themi jo”, është shprehur kryeministri.