Kryeministri pajton dy familje në Junik
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e pajtimit të familjeve Knushi dhe Shehu në Junik.
Ai ka bërë me dije se këto familje i kanë dhënë fund armiqësi në 22-vjetorin e rënies së heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu.
“Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik. Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë. Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/