Kryeministri paralajmëron shkarkimin e Nenad Rikalos
29 janar 2019
| 13:23
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar sot shkarkimin ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Haradinaj gjatë një konference për media ka bërë me dije se shkarkimi i tij do të ndodh.
“Sa i përket Rikalos, është pjesë e marrëveshjes me PSD-në dhe kjo marrëveshje do të respektohet kur të vjen koha”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/