Kryeministri për ngushëllime në familjen e ministrit Reçica
25 prill 2019
| 10:05
Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar kanë shkuar për ngushëllim në familjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për ndarjen nga jeta të babait të tij, Ferizit.
“Me kabinetin qeveritar, për ngushëllim në familjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për ndarjen nga jeta të babait të tij, Ferizit. Ministrit Reçica i shpreha konsideratën time për punën dhe kujdesin e tij. Kurse nënës së tij i urova forcë që ta përballojë këtë dhimbje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.