Kryeministri po rren. Hajde shkojmë në zgjedhje!

21 shtator 2023 | 08:48

Bernard Nikaj nga PDK-ja e ka akuzar kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratat që ai i bëri për opozitën.

Nikaj tha “kryeminsitri po rren”, teksa shtoi se ”opozita do jetë më e fortë sesa që ai mendon”.

“Do t’i them tri gjëra. E para, Kurti po rren. E dyta, nëse Kurti do të ishte i bindur që me shkuarjen në zgjedhje do të zhdukej opozita, ne do të shkojmë në gjedhje të dielën e ardhshme. Por për çfarë i vynë kreyminstrit opozita? Kryeministri Kurti është një lider që nuk ka nevojë për askënd, as për opozitën e as mediet. Kurti po rren, se po të ishte i bindur që do të zhdukej opozita, ne do të shkonim në zgjedhje brenda 45 ditëve si është me ligj, por ai e di që nuk zhduket opozita, bile opozita do të bëhet më e fortë sesa ai mendon”, tha Nikaj.

Duke komentuar deklaratat e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, që bëri ditë më parë për opozitën, Nikaj në RTV21 tha se kryeminstri nuk është i bindur për  zhdukjen e opozitës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot procesi gjyqësor…