Kryeministri polak thotë se anëtarësimi i shpejtë i Moldavisë në BE është i mundur
Pranimi i shpejtë i Moldavisë në Bashkimin Evropian është i mundur. Kështu ka thënë kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, pas takimit që ka pasur me homologun e tij moldav, Dorin Recean.
Kishinau ka kërkuar të bashkohet me bllokun ndërmjet frikës se mund të tërhiqet në konfliktin në Ukrainën fqinje.
Në korrik të vitit 2022, Moldavia, së bashku me Ukrainën, morën statusin e vendit kandidat për në BE, vendim që nxiti zemërim në Moskë.
Moldavia është e vendosur mes shtetit anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, Rumanisë, dhe Ukrainës, me të cilën ndan një kufi prej 1.222 kilometrash.
Rusia ka rreth 1 mijë e 100 trupa në depotë e armëve sovjetike që gjenden në rajonin e Transnjestërit në Moldavi.
Në shkurt – kohën kur janë u rritën shqetësimet se Moldavia mund të jetë shënjestra e radhës e Rusisë pas Ukrainës – presidenti amerikan, Joe Biden, ka “riafirmuar mbështetjen e fuqishme të ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë”.
Më 10 shkurt, Rusia ka lëshuar një raketë që kaloi përmes hapësirës ajrore të Moldavisë dhe përfundoi në Ukrainë. Pas këtij incidenti, Moldavia ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus.
Rajoni Transnjestër, që banohet kryesisht me banorë rusishtfolës, ka shpallur pavarësinë nga Moldavia më 1990, teksa Moldavia ka shprehur frikën se ky rajon do të kërkojë të bashkohet me Rumaninë, shtet me të cilin ndan historinë dhe gjuhën e njëjtë.