Kryeministri: Presim njohjen nga Vatikani
25 maj 2018
| 14:09
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se po e presin lajmin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani.
Ndonëse nuk ka mundur që njohja do të ndodhë këtë vit, Haradinaj ka thënë ka thënë se Papa Françesku e ka siguruar atë se ai e ka në zemër dhe lutet për popullin e Kosovës.
Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një konference për medie pas kthimit nga Selia e Shenjtë në Vatikan, ku ishte takuar me Papa Françeskun dhe zyrtarë të lartë të këtij vendi.