Kryeministri pret në takim deputetin Tahiri, diskutojnë për rrjedhat politike në vend
10 qershor 2019
| 14:39
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputetin Labinot Tahirin, me të cilin ka diskutuar për rrjedhat politike në vend.
“Deputeti Tahiri shprehu falënderimin e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj dhe po ashtu diskutuam edhe për statusin e kompensimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri. Z. Tahiri e falënderova për angazhimin e tij që t’i adresojë problemet e qytetarëve të kësaj komune në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’iu dhënë zgjidhje”, ka thënë Haradinaj pas takimit me deputetin Tahiri.
/Epoka e re/