Kryeministri pret në takim vëllaun e dy heronjve, Fadil Fazliun
03 qershor 2019
| 15:39
“Me Fadil Fazliun, vëllaun e dy heronjve të Kosovës, Bahri dhe Fahri Fazliu. Për mua është gjithmonë kënaqësi takimi me familjarë të të rënëve për liri, që të flasim për zhvillimet tona në vend por edhe borxhin që ua kemi heronjve tanë në ndërtimin e një Shteti të mirëqenë për qytetarët”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Kosova ndjen obligim moral dhe shtetëror që respekti dhe kujtimi për dëshmorët të mbetet i përhershëm.