Kryeministri priti në takim lamtumirës shefen e EULEX-it
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos.
Duke vlerësuar rolin e EULEX-it përgjatë këtyre viteve në Kosovë, kryeministri Haradinaj ka theksuar se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit”, ka thënë kryeministri Haradinaj duke falënderuar shefen e EULEX-it, Papadopoulou, për punën dhe angazhimin e saj në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, përgjatë tre viteve në krye të këtij misioni.
“Duke e ndihmuar sistemin tonë të drejtësisë, ju keni ndihmuar gjithë shoqërinë dhe në këtë proces gjithmonë e keni pasur mbështetjen e Qeverisë”, është shprehur Haradinaj, duke i uruar suksese në detyrën e re në diplomacinë greke.
Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, falënderoi kryeministrin për pritje dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me EULEX-in.
/Epoka e re/