Kryeministri që punon edhe si mjek në spital për të luftuar koronavirusin
06 prill 2020
| 10:38
Një shembull i veçantë vjen nga Irlanda ku kryeministri i këtij vendi, përveç menaxhimit të punëve të shtetit, ka vendosur të punojë edhe si mjek në luftën kundër COVID-19.
Kryeministri irlandez Leo Varadkar është regjistruar në Këshillin Mjekësor të Irlandës dhe ka vendosur që një herë në jave të japë shërbimin e tij si mjek në spital.
Kryeministri dëshiron të japë kontrubutin e tij edhe si mjek për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu shumë nga familjarët dhe miqtë e tij po punojnë në shërbimin shëndetësor.
Varadkar, 41 vjeç, ka punuar si mjek në Dublin, por e la këtë profesion në 2013 për të ndjekur me kohë të plotë politikën.