Kryeministri Rama: Danke Angela!
27 janar 2020
| 12:05
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka falënderuar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në gjuhën gjermane.
Ky falënderim i Ramës ka ardhur pas takimit me Merkelin që është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt.
“Kam ardhur enkas për Konferencën e Donatorëve. Faleminderit për solidaritetin dhe ndihmën si ngaGjermania, ashtu dhe nga vendet e tjera”, ka thënë Rama gjatë konferencës.