Kryeministri Rama dekoron me Medaljen e Artë Task Forcën e FSK-së

18 dhjetor 2019 | 18:33

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama i ka ndarë “Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional” njësiteve të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat kanë qenë të angazhuara në kërkim-shpëtim, pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Medaljen e Artë, dedikuar nga kryeministri i Shqipërisë e pranoi sot komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Në certifikatën shoqëruese të nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thuhet: “Medalje për Vlerësim Profesional i akordoi Task Forcës së kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me motivacionin: Për përkushtimin e jashtëzakonshëm në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe për vetëmohimin e treguar nga secili prej pjesëtarëve të njësisë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, në kushte profesionale dhe njerëzore ekstreme”.

Image preview

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa shpreson…