Kryeministri Rama feston ditëlindjen në një ditë me Pavarësinë e Amerikës, ja sa vjeç mbush

04 korrik 2021 | 12:09

Kryeministi, Edi Rama feston sot ditën e lindjes dhe përkatësish 56-vjetorin. Ai lindi në 4 korrik 1964, në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.

Rama karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Ndërkohë, në vitin 2013 ai u zgjodh kryeministër i shqiptarëve, post që e zotëron edhe sot, ndërsa llogarit mandatin e tij të tretë qeverisës, pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit.

Ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që sot festojnë 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Në lidhje me këtë Rama ka bërë një postim ku ka publikuar flamurin e Amerikës dhe shkruan “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Latifi Viti 1822.Në Universitetin e Berlinit, Hegeli u…