Kryeministri Rama, i gëzohet pavarësimit të rrjetit të energjisë së Kosovës nga Serbia
21 prill 2020
| 13:55
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur gëzuar pas miratimit të marrëveshjes që lidh Operatorin e Transmetimit të Kosovës (KOSTT) me Operatorët e Trasmetimit të Evropës Kontinentale, që shënon pavarësimin e rrjetit energjetik të Kosovës nga Serbia.
Me këtë rast, Rama ka thënë se ky është një hap shumëpritur.
“Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT dhe OST për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157670602986523