Kryeministri Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se shteti shqiptar nuk është prekur nga koronavirusi.
Pavarësisht kësaj, Rama ka thënë se janë marrë të gjitha masat në rast se Shqipëria do të përballet me këtë virus, i cili origjinën e ka nga Kina.
“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë!, por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim. Të njëjtat mendje të shthurura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim. Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë në gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi të gatshëm ta përballim me organizim dhe profesionalizëm të lartë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
Tashmë koronavirusi ka arritur edhe në Evropë. Mbi 100 raste me koronavirus janë lajmëruar në Itali.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/199118514505207/