Kryeministri Rama krenohet me spanjollët që vizituan Shqipërinë: Mediet po i bëjnë jehonë bukurive tona
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon me publikimin e shifrave të vizitorëve nga vendet e huaja në Shqipëri. Pas të dhënave të turistëve nga Holanda, Rama ka publikuar sot të dhënat mbi spanjollët që vizituan vendin.
Sipas tij, 18 820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti.
“18 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër4 228vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediet e një gjiganti të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Ndërkohë që të huajt vijnë në vend, shqiptarët duket se kanë zgjedhur plazhet e huaja për të kaluar pushimet për shkak të çmimeve të larta, shërbimit të dobët dhe pasigurisë këtu.