Kryeministri Rama nesër shkon në Athinë
28 tetor 2019
| 10:47
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do marrë pjesë nesër ( e martë) në forumin e BE-së me vendet e Ligës Arabe që do mbahet në Greqi.
“Ora News” ka raportuar se Rama do mbajë një fjalim në forum në emër të gjithë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa gjatë këtij samiti pritet të zhvillohet një takim mes kryeministrit shqiptar dhe homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis për çështjet kryesore mes dy vendeve, siç është ajo e detit.
Gjithashtu gjatë takimit mes dy kryeministrave do ketë një rikthim të çështjes së detit, që ka mbetur pezull.