Kryeministri Rama riformaton qeverinë
04 shtator 2023
| 16:52
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur ta riformatojë kabinetin qeveritar, në gjysmën e mandatit të tij të tretë.
Rama ka njoftuar se kabinetin e ri qeveritar do ta prezantojë sot (e hënë) në Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste (PS).
“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar. Live edhe në këtë faqe”, ka shkruar Rama në “Facebook”.